Inter prezanton Eriksen: Mezi po prisja, entuziast për Conten

Pas firmës në kontratën e tij deri në vitin 2004, Christian Eriksen tha fjalët e para të tij si futbollist I Interit. ‘Mezi prisja të vija, të jesh këtu është dicka e bukur-tha Eriksen në një intervistë për Inter TV-jam I lumtur që jam futbollist I Interit. Conte? Kam pasur mundësinë ta njoh kur isha te Tottenhami teksa jemi përballur me Chelsean e tij; ka qënë shumë e vështirë. Fakti që më është dhënë mundësia për ta njohur dhe për të mësuar si luajnë skuadrat e tij, më entuziazmon.

Zyrtarizimi I Eriksenit te Interi u bë me një paraqitje të tij në Teatrin e famshëm La Scala të Milanos e më pas danezi nisi menjëherë punën me skuadrën e tij të re teksa kreu seancën e parë stërvitore me Interin.

‘Jam shumë I emocionuar dhe mezi po pres që tifozët të më njohin-vijoi në intervistën e tij Eriksen-e pata mundësinë të ndjeja afeksionin e tyre, më rezervuan një pritje fantastike. Ndihesm shumë mirë. Sinqerisht nuk jam nha ata që janë të fiksuar pas numrave, por e di që njerëzve u pëlqejnë dhe numrat e mi tregojnë se kam bërë shumë mirë në Angli. Tani është momenti të ndërmarr një sfidë të re, jam shumë I lumtur që do të mund të luaj në Serinë A me një klub fantastic si Interi’.

Sfidanti.al