Sa e kanë vlerën në merkato futbollistët e Napolit dhe Juventusit? Përgjigjen e kësaj pyetje e jep e përditshmja italiane ‘Corriere dello Sport’ sipas së cilës në fushë në mbrëmjen e së premtes do të zbresin në fushën e lojës, lojtarë me vlerë totale prej pak më shumë se 1 miliard Euro. gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, lojtarët e Napolit vlejnë 497 milionë Euro dhe lojtari më i kushtueshëm është pikërisht insinje me 100 milionë Euro i ndjekur nga Kulibali dhe Marek Hamshik. Është rritur vlera e futbollistit shqiptar Hysaj që kushton 25 milionë Euro duke lënë pas Kajehon.
Juventus është pak më ‘e shtrenjtë’ në këtë pikë pasi futbollistët e saj në merkato kushtojnë 589 milionë Euro. Dybala është ai që ka vlerën më të lartë në radhët e bardhezinjve me 100 milionë Euro i ndjekur mmnga Higuain me 90 milionë, ndërkohë që në vendin e tretë pozicionohet Dagllas Kosta me 46 milionë Euro
sfidanti.al