Evazioni fiskal eshte bere ‘mode’; denoncohet dhe Luka Modric

Luka Modric është një tjetër emër i njohur i futbollit që vihet në shënjestrën e organeve tatimore spanjolle. Mesfushori kroat është denoncuar nga autoritetet për kryerjen e evazionit fiskal prej 863 mijë Eurosh nga të drejtat e imazhit. lajmi bëhet i ditur nga ‘El Confidencial’ sipas së cilës, Modric  ka krijuar një kompani në Luksemburg për të administruar të drejtat e imazhit të tij pa vënë në dijeni Organet Tatimore në Spanjë.

Gjithnjë sipas ‘El Confidencial’ Modric e ka kryer krimin fiskal në vitet 2013 dhe 2014 teksa ka shmangur respektivisht 290 990 Euro dhe 572 738 mijë Euro taksa. Rasti i modric ndryshon nga ai i futbollistëve të tjerë që kanë si agjent Zhorzh Mendes. Kroati e krijoi shoqërinë e tij në Luksemburg që është pjesë e Bashkimit Evropian, ndërkohë që të tjerët i kishin cuar të ardhurat e tyre nga të drejtat e imazhit në vendet e konsideruar parajsa fiskale.

Por sipas prokurorisë, mashtrimi i Modric mund të jetë akoma më i lartë duke qënë se Zyra kombëtare e Hetimit për  Mashtrim  ka shfaqur dyshimin për ekzistencën e llogarive financiare të tjera të Modric në Isle of Man. Denoncimi i bërë vlen edhe për bashkëshorten e Mondric dhe kompaninë Ivano S.A.R.L me seli në Luksemburg.

sfidanti.al