Derbit të Milanos, ashtu si të gjithë ata që lënë gjurmë në Europë, sa herë që zhvillohen, nuk kishte se si t’i mungonte spektakli i shkallëve. Të dyja tifozeritë kishin konceptuar dhe më pas shpalosën kroreografi që të linin pa fjalë. Por më emocionuese mbetën ato të sektorit jugor të stadiumit “San Siro”, ku ishin vendosur tifozët e Milanit. Ata ia dedikuan mbrëmjen e tyre legjendës Berluskoni, nën drejtimin e të cilit, kuqezinjtë kanë qenë shpesh dominuesit e kontinentit.
Ky duhet të ishte edhe derbi i fundit për kavalierin, pas transferimit të pronësisë së shoqërisë, por Silvio tha pas ndeshjes se kjo nuk është e sigurtë, ndoshta duke u ndikuar edhe nga spektakli i mbrëmjes, që filloi në tribuna dhe u transferua në fushë.