Bayern Munichu pësoi humbjen e parë në Bundesliga të shtunën, pasi u mposht 1:0 nga Borussia Dortmundi në “Siganl Iduna Park”, por, kapiteni i bavarezëve, Philipp Lahm, duket i qetë.
“Shanse kishim por na mungoi pasimi i fundit. Dortmund pati më raste, por ishte më konkret. Tani jemi në vend të dytë. A nuk donit të gjithë më shumë emocione në luftën për titull?”, ka thënë Lahm pas ndeshjes.
Pas kësaj humbjeje, Bayern ka mbetur tre pikë prapa liderit, Leipzig, derisa Dortmund u është afruar atyre në tre pikë dhe duket se këtë edicion do të jetë më nxehtë gara për titull.