32 Ronaldo, 26 Mesi,  një udhëtim i çmëndur drejt golit

 

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili nuk e nisi mirë sezonin, po i përmirëson dalëngadalë statistikat e tij, shkruan Gazeta Express.Në ndeshjen ndaj Atletico Madrid, Cristiano Ronaldo shkëlqeu duke shënuar het’trik, ku Reali fitoi 3:0.

Ky ishte het’triku i 32’të  për Ronaldon në histori të La Liga, duke thelluar distancën me Leo Messin, i cili ka shënuar deri më tani 26 het’trika në histori të Ligës spanjolle, gjashtë më pak se Ronaldo dhe renditet i dyti, përcjell Express.

Asnjë lojtarë aktiv nuk i afrohet Ronaldos e Messit, derisa ata kanë lënë prapa legjendat si Telmo Zarra dhe Alfredo Di Stefano, të cilët gjatë karrierës së tyre kanë realizuar nga 22 het’trika.