Spaleti shperthen: Dua Ramosin, Iniestën dhe Sançezin tek Interi!

Në fakt, kush nuk do t’i donte keta lojtarë, që të tre bashkë, në një ekip? Sidoqoftë, trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, në konferencën e fundit të shtypit, ndodhej në gjendje shpirtërore gazmore dhe, në përgjigje të pyetjes së një gazetari se cilët fubollistë do të kishte dashur që të siguronte gjatë sezonit dimëror të ardhshëm të transferimeve, ai vuri në dukje se, po të ishte vetëm në dorën e tij, ai do të donte, pikërisht, këtë tre lojtarë:

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm në tregun e transferimeve. Duhet të tregohemi të qetë e të heshtur, deri sa presidenti t’i tregojë synimet e tij. Por, megjithatë, po të ishte në dorën time, unë do të kisha dashur tek Interi Serhio Ramosin, Andres Iniestën dhe Aleksis Sançezin”, vuri në dukje Spaleti, duke qeshur.

Sfidanti.al