Spaleti sfidon Insinjen: Mos vallë fanela e Torontos më e bukur se e Napolit?!

Kontrata thuhet se është 15 milionë euro në sezon, plus shpërblime të ndryshme. Me këto kushte, Toronto do ta bënte Lorenco Insinjen lojtarin më të paguar në ligën amerikane të futbollit, një vlerësim padyshim i lartë për italianin, edhe pse ende ka habi në Itali dhe në Europë që ai po vendos të lerë futbollin kontinental. Akordi ende nuk është arritur, ndërsa presidenti i Torontos, Bill Maning, është izoluar në Kanada për shkak të Kovidit. Trajneri i Napolit, Luçiano Spaleti, ndërkaq, mësohet se e ka sfiduar Insinjen duke e pyetur nëse vërtet fanela e kuqe e Torinos i duket më e bukur sesa e kaltra e Napolit? Që për më tepër ka qenë fanela e gjithë jetës së tij.

Sfidanti.al