Pa larguar Kutinjon, Dembelenë e të tjerët, Barça nuk e merr dot Halandin!

Çështje bilancesh financiare, çështje niveli të rrogave. Presidenti Zhoan Laporta vërtet është i vendosur që ta marrë Erling Halandin dhe të mos ia lerë Realit, por nga ana tjetër ai ka një pengesë të madhe për të kaluar. Duhet të largohen lojtarë që paguhen shumë si Filip Kutinjo dhe Usman Dembele, ndërsa verën e kaluar u larguan Mesi e Grizman, ndërsa dy vjet më parë Luis Suarez. Barcelona mund të arrijë një akord me Dortmundin për mënyrën e pagesës së klauzolës 75 milionë euro, por kur vjen puna tek rroga do ta ketë të vështirë. Nga Gjermania, ndërkaq, thonë se Halandi duhet ta ndajë mendjen deri në 31 janaer për ekipin ku do të luajë në të ardhmen.  Reali e kërkon sulmuesin norvegjez, por nuk dihet sesi mund të luanin bashkë lojtarë si Mbape, Haland, Benzema dhe Vinisius?!

Sfidanti.al