Spaleti-Auzilio, duel menjëherë pas humbjes së Interit

Luçiano Spaleti nuk është plotësisht i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion, por drejtori sportiv Auzilio ka mendim të kundërt. “Auzilio ka thënë se kjo skuadër nuk ka si përmirësohet më shumë? – tha Spaleti në formë pyetjeje, – për këtë çështje, duhet të flasin aksionerët, ndryshe do të përfundojmë si në qershor. U thanë 2 000 emra dhe në fund nuk morëm asnjë. Skuadra padyshim që ka nivel, por gjatë kësaj periudhe që ka shitblerje duhet të mblidhemi dhe të flasim.

Gjithsesi, e kemi forcën për të arritur deri në fund edhe kështu”. Auzilio është shprehur më herët se Interi ka skuadër të fortë edhe kështu si është, por duket se lojtarë të caktuar (si Perishiç) u dukën të lodhur nga ngarkesa e gjatë sezonale. Debati tek Interi duket se nisi menjëherë pas humbjes 1-3 në “San Siro” ndaj Udinezes, humbje krejt e papritur dhe që i kushtoi zikaltërve kreun e tabelës së Serisë A.

Sfidanti.al