Skandali ‘zbarkon’ sërish në Serinë A. këtë radhë në qendër të tij është vënë presidenti i Sampdorias, Masimo Ferrero i cili akuzohet për disa vepra penale si mashtrim, nxjerrja dhe përdorimi i faturave false, pastrim parash etj. mësohet se Ferrero është në qendër të hetimeve që po kryhen nha Njësia Speciale e Policisë Valutore, ndërkohë që Guardia Di finanza ka nisur të bëjë sekuestrimet esaj kundrejt presidentit të Sampdorias
Përvec Massimo Ferreros, nën hetim janë edhe 5 persona të tjere. mësohet se deri tani janë sekuestruar disponibiletet financiare që kanë të bëjnë me personat nën hetim dhe një pasuri e patundshme rezidenciale në Via dei Renai në Firence. Po kështu edhe klubi i Sampdorias pritet të jetë objekt sekuestrimit.
Gjithcka ka nisur nga një analizë e kryer mbi një sërë transaksionesh që rezultuan anomale nga ana e shoqërisë së grupit Ferrero hdhe hetimet e Guardia di Financës sollën edhe sekuestrimin e pasurive të Sampdorias dhe vetë Ferreros. Sipas hetimeve, rezulton se nga arkat e klubit janë szhdukur 1.2 milionë Euro pas shitjes së Obiang te Ueste hemi në verën e vitit 2015. veprimi duket se është bërë nëpërmjet një fature false e dalë nga një kompani që drejtohej nga Ferrero edhe pse ishte nën administrimin e një subjekti tjetër dhe që ishte përdorur si për të sheshuar borxhet e njësive të tjera të grupit, edhe për të financuar një film të prodhuar nga 2 shoqëri të tjera edhe këto të presidentit të Sampdorias.
sfidanti.al