Isko bëhet cështje te Real Madrid; Inter e Juve monitorojnë gjendjen

Te Reali i Madridit është hapur cështja Isko. Mesfushori spanjoll, që në kohën e Zidan dhe lopetegit ishte një prej elementëve më të rëndësishëm i skuadrës, e ka humbur peshën e tij me ardhjen në stol të Solarit dhe në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Romës ai u la në tribunë. Zyrtarisht, zgjedhja e Solarit për të lënë jashët skuadre Iskon ishte për cështje teknike, por media spanjolle ka një tjetër teori. Sipas ‘Cadena cope’, në tunelin e Olimpicos u vu re një lloj tensioni mes Iskos dhe trajnerit Solari me lojtarin që e kishte të shprehur në fytyrë pakënaqësinë e tij.

Që nga momenti kur Solari mori drejtimin e Realit të Madridit, Isko ka luajtur vetëm 78 minuta në 6 ndeshje dhe vetëm Markos Jorente ka më pak minuta se ai përsa i përket aktivizimit. mësohet se shkaku i të gjithë kësaj situate është forma jo shumë e mirë e futbollistit, por kjo nuk i largon aspak dyshimet. mesfushori që i është nënshtruar dhe një operacioni në apendisit, është një futbollist i formacionit bazë të përfaqësueses spanjolle që drejtohet nga Luis Enrique dhe në 4 ndeshjet e fundit të ‘La Rojas’ ai është aktivizuar për të 90 minutat.

Kjo situatë tashmë është vënë në monitorimin e disa prej klubeve evropiane mes të cilëve duket është edhe Juventus. Zonja e Vjetër prej kohësh është vënë në ndjekje të Iskos të cilin tentoi ta marrë edhe gjatë muajve të verës. kampionët e Italisë mund të bëjnë një tjetër përpjekje  sigurisht të nxitur edhe nga prania e Cristiano Ronaldos që ka një raport shumë të mirë me Iskon. Ndërkohë që edhe Interi e Roma duket se kanë shfaqur interesin e tyre për mesfushorin spanjoll të Realit të Madridit.

sfidanti.al