Mauro Ikardi po shfaqet gjithnjë e më shumë një kapiten i vërtetë tek Interi. sulmuesi argjentinas në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve me Totenhemin vendoso që t’u bëjë dhuratë shokëve të tij të skuadrës nga një orë Rolex me rastin e fitores së titullit si shënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në kampionatin italian
‘Unë me siguri nuk do ta harroj kurrë; golashënuesi i 2017/2018. Por unë nuk dua ta kujtoj i vetëm këtë sepse pa ju nuk do të ishte e mundur-shkruante Ikardi në profilin e tij në Twitter
Por Ikardi kishte një mendim edhe përt ata lojtarë që nuk u grumbulluan për ndeshjen me tottenhemin dhe ata që janë larguir nga skuadra duke i qetësuar e duke u thënë se edhe ata do të kenë dhuratën e tyre. Në total numri i orave ‘Rolex’ që Ikardi vendosi të bëjë dhuratë ishte 34 dhe kostoja e tyre kapte vlerën e 170 mijë Eurove.
sfidanti.al