Si ndryshoi Montela, në fillim frikë, në fund lumturi!

Montella është shprehur tejet i lumtur pas kualifikimit në çerekfinale të Kupës së Italisë

Milani e ka mposhtur 2:1 Torinon, për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Kjo padyshim që e ka gëzuar trajnerin e Kuqezinjve, Vincenzo Montella, i cili u shpreh i lumtur pas ndeshjes.

“Ishte një fitore e mrekullueshme. Pas pjesës së parë, u rkthyen furishëm dhe bëmë ndeshje shumë të mirë. Ishte një fitore e merituar”, tha Montella.