Tifozët në “Ramon Sanchez Pizjuan” kanë vërshëllyer Sergio Ramosin, pas golit të bukur që shënoi nga penalltia, në barazimit 3:3 të Real Madridit
Sipas trajnerit, Zinedine Zidane, kjo do ta lëndojë kapitenin e “Los Blancos”, i cili gjithmonë ka treguar dashuri të veçantë për Seviljen
“Sigurisht se Sergio Ramos do të ndihet i lënduar pas vërshëllimave ndaj tij sepse ai është nga këtu dhe gjithmonë ka treguar dashuri të veçantë për këtë skuadër”, ka thënë Zidane.