“Magjistari” paska folur disa vjet më parë dhe paska dhënë një këshillë. Nuk dihet nëse ka shkuar në veshët e duhura, por mendimi i Arrigo Sarrit ishte që Milani të kishte trajneri Mauricio Sarrin. Nuk dihet sesa vjet më parë, por kur Saki jep një këshillë nuk është keq të dëgjohet. Nuk qe e mundur kurrë që rrugët e tyre të bashkoheshin, besohet edhe për projektin jo aq të qartë të Milanit, por edhe të faktit se Sarri ishte trajner ambicioz dhe klubi lombard nuk ishte në kulmin e lavdisë.
Sarri shkëlqeu me Empolin, pastaj kaloi “etapën e rritjes” tek Napoli, duke “u diplomuar” me “10-ta me yll”, si sfidues serioz për titull ndaj Juventusit të plotfuqishëm, diçka që askush nuk mundej ta bënte, dhe që tani po e synon një “i fortë” i Antonio Konte me Interin. Pas Napolit, Sarri shkoi në Londër tek Çelsi, dhe Juventusi bëri një zgjedhje me mend sepse, pavarësisht ngurrimit të tifozëve, trajneri i ka provuar nivelet e larta në Napoli dhe Premier Ligë. Diçka që nuk e pati Xhampaolo që mbërriti tek Milani, pas eksperiencave me klube të vegjël.
Sfidanti.al