Rivali i tij i finales së Shangait nuk pati dyshim. Aleksandër Zverev deklaroi se Danil Medvedevi mund të cilësohet si tenisti më i mirë në botë për momentin. Me gjashtë finale radhazi, rusi po arrin nivele, që mund të pretendohen vetëm nga Nadali, Federeri apo Gjokoviçi, dhe shpejt pritet të synojë numrin 1 të botës dhe fitoret në Grand Sleme. Tenisti 23-vjeçar ka ndryshuar shumë kohët e fundit, dhe nuk ngjan fare me lojtarin që mundej lehtë nëtë kaluarën.
“Gjashtë finale radhazi as nuk i kisha menduar, – u shpreh Medvedevi, – tre Masters 1000 dhe një Grand Slem janë vërtet shumë. Gjithsesi, unë dua të vazhdoj kështu dhe të arrij të paktën finalen e 7-të”. Medvedevi duhet të vazhdojë të përmirësohet pasi rekordet e finaleve radhazi i kanë të tjerët. Novak Gjokoviç arriti 17 të tilla radhazi në 2015-2016, Rafa Nadal mbërriti në 9 radhazi, Federer është ndalur në 8 radhazi, ndërsa Andi Marrej në 7.
Sfidanti.al