Cilësitë e Paulo Dybalës diheshin prej kohëh, por parqaqitja e tij në sfidën me Barcelonën e rriti shkëlqimin e tij. Dy golat e tij në Juventus Stadium ndaj skuadrës katalanase vetëm sa e kanë shtuar ‘oreksin’ e klubeve të mëdha evropiane për të, gjë që ka shumë pak gjasa të nndodhë duke qenë se ai rinovoi me Juventusin. Por Dybala nuk triumfon vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Duket se celësi i suksesit dhe formës që ai po kalon në këtë moment në Torino ka një emër dhe ajo është Antonella Cavalieri. Bukuroshja argjentinase është gjithnjë pranë Dybalës dhe tashmë është kthyer në një fenomen në Itali. Kësaj i thonë fat në lojë, por edhe në dashuri..
sfidanti.al