Iniesta, s’ka më film horror si me Parisin e dorëzuar!

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, thotë se lojtarët nuk ndjehen edhe aq keq, sa u ndjenë pas humbjes 4-0 të Barcelonës ndaj PSZH-së ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ve të Ligës së Kampioneve. Në ndeshjen e dytë, Barcelona bëri atë përmbysje të pazakontë në historinë e Ligës së Kampioneve, duke e mundur 6-1 PSZH-në dhe duke u kualifikuar për në çerekfinale të kësaj Lige. Edhe kësaj, here, ekipit katalonjas do t’i duhet që të bëjë ndonjë mrekulli të madhe që, në ndeshjen e ardhshme me Juventusin, ta kompensojë humbjen 3-0 në Torino dhe të kualifikohet për në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

“Disa gjëra, ne i bëmë keq, sidomos, në pjesën e parë. Ata na dënuan neve me dy gola, por, sidoqoftë, ne hymë më mirë në pjesën e dytë, duhet të shënonim, por nuk qe e thënë. Juvja është një ekip i shkëlqyer, por, kur, ju, nuk luani mirë, ndëshkimi vjen shpejt”, vuri në dukje Iniesta, duke shtuar se “lojtarët barcelonas nuk ndjehen aq keq, sa mbas ndeshjes me PSZH-në (4-0). Përmbysja është e mundur, nëse ne do të luajmë ashtu sikurse duhet”, tha ky futbollist spanjoll me shumë përvojë.

sfidanti.al