Prova e durimit dhe e nervave të tifozëve të Milanit vazhdon, ndërkohë që shtyrjet e reja lidhur me shitjen e këtij klubi italian e kanë nevrikosur Berluskonin. Megjithëse thuhej se, deri në fund të këtij muaji, gjithçka do të duhet të ketë përfunduar, mediumet italianë kanë publikuar disa kërkesa të reja të ish-kryeministrit të Italisë rreth shitjes së klubit të tij, në të kundërt, pra, nëse këto kërkesa nuk plotësohen, sikurse ka bërë të ditur vetë Berluskoni, ai do t’i ndërpresë bisedimet dhe do ta mbajë shumën prej 200 milionë eurosh që kinezët kanë dhënë si avancë. Berluskoni ka kërkuar nga biznesmenët kineze që të angazhohen me shkrim se do të investojnë te Milani.
Deri tani, nuk dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt, por, nëse Milani nuk ua kthen paratë e lartpërmendura kinezëvë, atëherë, çështja do të mund të përfundojë në gjyq. Investitorët kineze, nga ana e tyre, thonë se ata nuk kanë faj për shtyrjen e blerjes së Milanit, pasi qeveria në Pekin ka vënë kufizime për nxjerrjen e kapitalit jashtë Kinës. Nga ana tjetër, Berluskoni është i vendosur që të mos t’ua kthejë kinezëve 200 milionët eurot që ai ka marrë si avancë, me shpresën se me këtë shumë ai do të mund të shlyejë një pjesë të madhe të borxheve dhe t’i përdorë për blerjen e përforcimeve të reja në sezonin e ardhshëm.
sfidanti.al