“Zonja e vjetër” është vetëm një hap larg titullit të ri të kampionit të Italisë, i shtati radhazi, pasi Napoli humbi 3-0 ndaj Fiorentinës. Juventusi, përsëri, ndodhet katër pikë para Napolit të vendit të dytë, falë fitores dhe përmbysjes spektakolare 3-2 ndaj Interit në Milano.
“Shihni Premier Ligën angleze, ku kampionet ndërrohen çdo vit dhe kështu shtohet edhe dashuria e tifozëve për futbollin, pasi të gjithë shpresojnë se do të arrijnë sukses. Kurse në Itali situata është ndryshe. Ne rrezikojmë që të humbasim shumë tifozë, sepse këta të fundit mbështesin ekipe që ata e dinë se nuk do të mund ta fitojnë asnjëherë titullin e kampionit të vendit. Neve nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të shpresojmë se, ashtu sikurse ndodh në jetë, gjithçka e ka një fund. Kështu, herët a vonë, edhe dominimi i tyre do të përfundojë”, tha Sari.
Sfidanti.al