Me 32 gola dhe 12 asiste, Lionel Mesi, pa konkurrencë, është emri nr.1 në La Ligën spanjolle. Impresionet e para, mbas fitimit të titullit të tij të nëntë me Barcelonën si kampion i Spanjës, futbollisti as argjentinas i ndau në stadiumin “Riazor” me gazetarët që e pritën Mesin një kohë të gjatë, deri sa ai mbaroi festimin në dhomën e zhveshjes së Barcelonës.
“Unë jam shumë i gëzuar që ne fituam edhe një titull tjetër. Që të bëhesh kampion i Spanjës pa pësuar asnjë humbje, është një heroizëm vërtet i pazakontë. Më vjen keq që po largohet Andres Iniesta. Kur largohen lojtarë të tillë kult si ai, gjithnjë është e vështirë. Kështu ndodhi, kur u larguan Çavi e Maskerano dhe kështu po ndodh edhe me Iniestën. Më vjen keq që ne nuk e përcollëm dot Andresin me një kurrorë të trifishtë, ashtu si Çavin. Unë i uroj atij vetëm suksese në karrierë dhe në jetë”, vuri në dukje Mesi.
Mesi, së bashku më Piken dhe Busketsin, kanë mbetur nga garda e vjetër e Barçes, ndërkohë që të gjithë të tjerët kanë ndërruar mjedis ose e kanë përfunduar karrierën e tyre.
Sfidanti.al