Gjetje origjinale: Nuk e lënë të hyjë në stadium, merr me qira vinç!

Ekipi turk Denizlispor po lufton, duke bërë përpjekje të mëdha, që të mbijetojë në Ligën e 2-të të Turqisë dhe, në ndeshjen e raundit të 33-të të kësaj lige, ai mundi 5-0 ekipin Gaziantep, duke u shkëputur tri pikë nga zona e rrezikshme.

Sidoqoftë, në plan të parë nuk ishte fitorja bindëse e Denizlisporit, por një veprim i pazakontë i një tifozi të këtij ekip turk. Pikërisht, ky tifoz që për “sjellje të padenja” është dënuar që të mos hyjë një vit në stadium, gjeti një mënyrë origjinale që ta shihte dhe ta mbështeste “live” ekipin e tij të zemrës. Ai mori me qira një vinç, e ngriti atë lart mbi tribunat e stadiumit dhe e pa ndeshjen e ekipit të tij nga “lozha private” e tij, madje, edhe duke bërë një tifozllëk të fortë që u prit me duartrokitje të mëdha nga të pranishmit në stadium.

Sfidanti.al