Një katastrofë e vërtetë: Dikur kampion i Bundesligës, tani në ligën e 3-të!

Kajzerslauterni që ka qenë katër herë kampion i Bundesligës kryesore gjermane gjatë historisë së tij 118-vjeçare, sezonin e ardhshëm, për herë të parë, do të luajë në ligën e 3-të, mbasi  ai u mund 2-3 nga Bielfildi në raundin e 32-të të Bundesligës së 2-të. Që fundi të ishte edhe më dramatik, Kajzerslauterni që mban fort vendin e fundit në tabelën e klasifikimit, udhëhiqte 0-2 deri në min. e 54-t, por, më pas, ekipi vendas e përmbysi rezultatin.

Mbas perfundimit të ndeshjes së lartpërmendur, udhëheqja e klubit, bashkë me trajnerin, doli para publikut, duke kërkuar falje, ndërsa njoftoi se lojtarët mund të ikin nga ky klub pa bërë ndonjë zhdëmtim financiar.

Kajzerslauterni e ka fituar titullin e kampionit të Gjermaninë, më 1951,1953, 1991, 1998, ndërkohë që e ka fituar dy herë edhe Kupën e Gjermanisë. Për herë të fundit, Kajzeri ka luajtur në Bundesligën e 1-të gjatë sezonit 2011/12.

Sfidanti.al