Mungesat do të jenë të rëndësishme për fat të keq. Bajerni zbret sot në fushën e “Santiago Bernabeut” pa disa nga lojtarët më të fortë si portierin Manuel Nojer, mbrojtësin Boateng, yllin e krahut Arjen Roben, “luftëtarin” Arturo Vidal si dhe Kingli Komanin e talentuar.
Jup Hajnkes është një trajner në hall për të gjetur formacionin e saktë, aq më tepër që në Madrid shkohet për fitore që të ketë kualifikim në finalen e Championsit. Mediat gjermane raportojnë fillimisht një formacion tipik, me të cilit pritet të luhet. Formacioni i mundshëm (4-1-2-2-1): Ulraih – Kimih, Zyle, Humels, Alaba – Havi Martinez – Hames Rodrigez, Tiago Alkantara – Tomas Myler, Riberi – Levandovski.
Gjithsesi, gazeta “Bild” njofton se ekziston mundësia që Hajnkes të ndryshojë mendje dhe të luajë me dy sulmues të deklaruar, që të dy të fuqishëm, si Robert Levandovski dhe Sandro Vagner.
Sfidanti.al