Ndërsa në Romë vijojnë kontestimet për largimin e Daniele De Rosit, në Trigoria po planifikohet bordi drejtuesi i klubit verdhekuq i së ardhmes. Ajo që të bie në sy është se ky plan përfshin në të edhe ngritjen në detyrë të Francesko Totit që pritet të jetë në rolin e Drejtorit Teknik të Romës, një detyrë kjo që i jep një rol më të madh si përsa i përket zgjedhjes së lojtarëve, ashtu edhe në raportet direkte me teknikun.
Përsa i përket rolit të Drejtorit Sportiv, i përzgjedhuri dukëet se është Petraki, që fillimisht duhet të gjejë akordin me presidentin e Torino, Kairo për t’u transferuar më pas në kryeqytetin italian.
Përsa i përket pankinës, Roma ka një listë dëshirash dhe i pari është emri i Gasperinit, por verdhekuqtë nuk dëshirojnë që të mbeten të papërgatitur nëse dështojnë në tentativën e tyre për të sjellë në Romë, trajnerin aktual të Atalantës kështu që ata kane menduar edhe për alternativat. Një prej këtyre alternativave është Mauricio Sarri, e ardhmja e të cilit është gjithnjë e më larg Celsit, ndërsa ideja tjetër është akoma më e cmendur me Romën që do të kërkojë të sjellë në Serinë A, Marselo Bielsën.
sfidanti.al