Mancester Siti frenon vrullin e Juventusit; rinovon me Pep Guardiolën

Pas Pep Guardiolës, është Mancester siti që i përplas derën në fytyrë Juventusit. Klubi anglez, pavarësisht se rrezikon që të mbetet jashtë Ligës së Kampioneve sezonin e ardhshëm, ka vendosur të blindojë teknikun katalanas me të cilin fitoi dy tituj radhazi në Premier League, ndërkohë që vendosi edhe një rekord për futbollin anglez duke i fituar të gjithë trofetë kombëtare.

Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, Citizens në fakt kanë arritur një marrëveshje me trajnerin 48 vjecar për zgjatjen e kontratës së tij edhe për 5 vjet të tjerë. Por jo vetëm kaq, ky tabloid bën të ditur se kontrata e re e Guardiolës do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës së trajnerit. Mësohet se me kontratën e re, tekniku katalanas do të përfitojë 115 milionë Euro në 5 vitet e ardhshme që do të thotë se ai do të marrë 22 milionë Euro në sezon.

sfidanti.al