Tragjedi në Bolivi; arbitri humbet jetën gjatë ndeshjes

Një tragjedi e vërtetë trondit botën e futbollit bolivian. Arbitri i ri 32 vjecar, Viktor Hugo Hurtado u nda nga jeta për një atak të dyfishtë kardiak të pësuar gjatë ndeshjes mes Always Ready dhe Oriente Petrolero për Divizionin e parë të kampionatit në Bolivi që po luhej në Stadiumin Villa Ingenio di La Paz që pozicionohet në lartësinë 4150 m mbi nivelin e detit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fillimin e pjesës së dytë kur arbitri në mënyrë të papritur u shemb në tokë dhe pavarësisht përpjekjeve, mjekët nuk mundën dot ta rianimojnë. Hurtado u dërgua menjëherë në spital, por në momentin që mbërriti kishte ndërruar jetë. Gjithsesi, ndeshja vijoi dhe u mbyll me rezultatin 5-0 për Always Ready.

sfidanti.al