Bejl në luftë totale me Realin: Nëse dëshiron që të largohem, duhet të më paguajë

Tashmë dihet, rrugët mes Garet Bejlit dhe Realit të Madridit do të ndahen, por lamtumira e uellsianit nga Los Blancos rrezikon të jetë një luftë e vërtetë. Episodi më i fundit i kësaj historie u shfaq të dielën në ndeshjen mes Realit të Madridit dhe Betis me Bejl që qëndroi për të disatën herë në stol me Zidane që nuk e aktivizoi as edhe për një minutë.

Në përfundim të sfidës, Bejl që gjatë këtij sezoni është fërshëllyer shpesh nga tifozët e Realit të Madridit edhe pse ishte shënuesi i dytë më i mirë i skuadrës, nuk e përshëndeti publikun me pjesën tjetër të skuadrës dhe u drejtua menjëherë për në dhomat e zhveshjes.

Pikërisht në dhomat e zhveshjes uellsiani iu shfry disa prej shokëve të skuadrës dhe sipas Radio Estadio ai deklaroi: ‘Kam edhe 3 vjet në kontratë. nëse duan të më largojnë të më paguajnë 17 milionë Euro neto në sezon, përndryshe rri këtu edhe sikur të luaj vetëm golf’.

Kontrata e Bejl me Realin e Madridit skadon në qershor të vitit 2022 dhe nëse ai do të largohet, skuadrat që kanë probabilitetin më të madh për të siguruar shërbimin e tij janë Totenhemi ose Mancester Junajtid që mund ta bëjnë një tentativë për uellsianin.

Në Itali, klubi që ka shfaqur interes për Bejl është Interi, por zikaltrit vështirë se do të pranojnë të investojnë shumë te një futbollist 30 vjecar me një pagë që i kalon 10 milionë Euro në sezon.

sfidanti.al