Një nga drejtorët sportivë më të njohur në botë, Monçi, sezonin e kaluar, erdhi në klubin e Romës, pasi kishte arritur rezultate të mira me Seviljen gjatë disa viteve. Monçi solli në Romë shumë lojtarë, megjithëse shumëkush u habit nga shitja e egjiptianit Mohamed Salah te Liverpuli. Roma, sezonin e kaluar, arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve dhe shumëkush konsideron se meritë kryesore për këtë sukses ka Monçi.
Por, megjithatë, tani, media italiane shkruan se ka mundësi që Monçi të largohet nga “ujkonja” romane, duke i befasuar tifozët e Romës. Sipas medias, kryesia e Mançester Junajtidit ka kontaktuar me Monçin, duke i bërë të qartë këtij të fundit se ajo ka një dëshirë të madhe që ta shohë atë në të ardhmen në selinë e zyrave të “djajve të kuq” që kanë kohë që po kërkojnë një drejtor sportiv kualitativ. Thuhet se, nëse Monçi do të refuzojë, atëherë, Junajtidi do t’i përqëndrojë përpjekjet te Fabio Paratiçi, drejtori sportiv aktual i Juventusit.
Sfidanti.al