“Rinia” e Serisë A është një “tufë” talentesh prej 500 milionësh

Në Itali, ashtu si në gjithë futbollin europian, ndërsa luhet në fushë, hidhet një sy edhe në treg. “La Gazeta delo Sport” ka bërë një përmbledhje të talenteve të rinj të Serisë A, që kërkohen nga klube të tjerë, duke vlerësuar se bëhet fjalë për një grup lojtarësh me vlerë të përgjithshme rreth 500 milionë euro.

Një ngamë të kërkuarit është mbrojtësi i Interit, Shkriniar, për të cilin zikaltërit kanë refuzuar 70 milionë euro, ndërsa mund të kënaqen vetëm me 90 milionë. Tek Milani, ndoshta edhe mund të largohet portieri Xhixho Donaruma, por vetëm nëse do të vinte një ofertë prej 40 apo 50 milionë eurosh. Fiorentina kërkon 70 milionë euro për Federiko Kiezën, sulmuesin e ri që po shkëlqen këtë sezon.

Xhenoa nuk dëgjon për më pak se 60 milionë euro, kur vjen puna tek sulmuesi më i mirë i Serisë A, Piontek, me polakun që pëlqehet nga Juventusi dhe Napoli. Edhe Kaljari e ka një “as nën mëngë”, talentin Nikolo Barela, të cilin e vlerëson 50 milionë euro.

Sfidanti.al