Një lojtar i mërzitur me Simeonen? Ja pra, kështu është Godin

Për herë të parë, një lojtar largohet nga Atletiko e Madridit i mërzitur me trajnerin Diego Pablo Simeone. Ky është një nga kolonat e skuadrës, Diego Godin, mbrojtësi i fortë i sa e sa betejave. Uruguajani nuk do të rinovojë kontratën dhe, në verë, do të kalojë tek Interi me parametër zero. Një goditje e mirë e zikaltërve, edhe pse Godin është 33 vjeç, pasi mbrojtësi mbetet i palëvizshëm në formacionin e Atletikos.

Agjenti i Godinit akuzoi klubin në një postim në rrjetet sociale. “Nuk ka përfunduar asgjë me Interin , – shkroi ai, – por, Atletiko i bëri premtime lojtarit, duke mos mbajtur fjalën. U bënë premtime pas ofertës së Mançester Junajtidit dhe nuk u respektuan, nuk u bë asnjë përpjekje për rinovim të kontratës. Më vjen pështirë që tani, ka nga ata që kritikojnë lojtarin”.

Sfidanti.al