Anglezëve u del shpirti, por Bundesliga kënaqet me pushimet

Premier Liga është në momentin e saj më të ethshëm, në një seri të zgjatur ndeshjesh që përpara Krishtlindjeve, për Vit të Ri, apo edhe tani në vazhdim të janarit. Në kontrast të plotë me anglezët është Bundesliga gjermane, që ka nisur pushimet prej kohësh. Tri javë pauzë nuk është gjë e vogël, sidomos në futbollin profesionist. Pra, ndërsa futbollistët e Premier Ligës do të luajnë gjithsej 40 ndeshje në kampionat e kupë, në këtë periudhë, ata të Bundesligës, do të kenë mundësi të pushojnë si t’ua marrë mendja.

Në foto duken yjet e Bajernit, si Manuel Nojer që ndodhet në një tendë plazhi (të rezervuar për Alabën), Tomas Myleri që, në të kundërt, ka zgjedhur dimrin dhe dëborën, apo David Alaba që pozon duke ushqyer me qumësht një këlysh ariu me emrin Tedi. Ai dhe Nojeri ishin me pushime në Dubai. Hames Rodrigez kaloi pushimet në një hotel me pishinë, së bashku me familjen, ndërsa Mario Gëce ishte po ashtu në një hotel me gruan An-Katrin.

Sfidanti.al