Revolucion tek  Fiorentina: Ikin shtatë lojtarë dhe trajneri Sousa

Kryesia e klubit italian Fiorentina konfirmoi se, krahas trajnerit Paolo Sousa, të paktën, shtatë lojtarë do të ikin nga Firenca në fund të këtij sezoni. Klubi, ndërkohë, nuk u ka ofruar kontrata të reja kapitenit Gonzalo Rodrigez dhe Kristian Teljos që është marrë hua nga Barcelona, kështu që ky i fundit do të kthehet në Katalonjë. Slloveni Josip Iliçiç ka humbur vendin në formacionin e parë dhe do të largohet për në ndonjë klub tjetër, ku ai do të mund të luajë në kontinuitet. Portën e Fiorentinës, sezonin e ardhshëm, do ta mbrojë Sportielo, kështu që Tatarusanu do të jetë i detyruar që të largohet.

Për futbollistët Federiko Bernardeski, Milan Badel dhe Nikolla Kaliniç ka oferta të mira nga një numër klubesh në Itali dhe Evropë, kështu që vështirë se ky klub do të mund t’i mbajë ata. Kohët e fundit, Fiorentina prezantoi projektin për një stadium të ri që do të duhet të përfundojë më 2021. Pritet që, pas ndërtimit të stadiumit të ri, të ardhurat e klubit të rriten në një masë të konsiderueshme, kështu që klubi fiorentinas do të përpiqet që të hyjë në Ligën e Kampioneve të Evropës në të ardhmen.

sfidanti.al