E gjen mënyrën për të kaluar kohën edhe kur ndodhet i kyçur në shtëpi. Silvio Pioli, trajneri i Milanit, për fat di me çfarë të merret në karantinë, por vëmendja e tij kryesore është tek futbollistët e tij. Pa i bezdisur me shumë telefonata, apo me videokonferenca, ai i thërret një herë në javë, të hënën, dhe u jep një plan individual, ku përcaktohen që nga ushqimi, regjimi dhe stërvitja. Duhen vrapime (në kushte shtëpie, sigurisht), mirë do të ishte që lojtarët të kishin ndonjë kopësht rreth e qark shtëpisë (dhe ka nga ata që e kanë), ndërsa është e detyrueshme që të bëhet kujdes me “vaktet”.
“Ju lutem, në asnjë mënyrë kalori të tepërta, – thotë Pioli për lojtarët e tij, – ushqehuni me perime, me fruta, me kripëra minerale, merrni ujë në sasi të madhe, vitamina, nuk duhen ushqime të gatuara në mënyrë “të stërholluar”. Po ashtu, hiqet dita e pushimit”. Kjo është receta e Piolit për kuqezinjtë, ndërsa klubi shpreson të kalojë sa më shpejt e sa më mirë periudhën e vështirë, ndonëse largimi i Bobanit ndikon, ashtu siç mund të ndikojë edhe largimi i mundshëm i Paolo Maldinit. Shqetësimi më i madh i klubit, për momentin, është qendrimi i Susos, që ka lëshuar kritika nga Spanja. “Milani është një kaos çdo vit që kalon, – thotë spanjolli, – uroj që të mbetem tek Sevilja”.
Sfidanti.al