Andrea Pirlo që ndodhet në mbyllje të karrierës së tij sportive, ndërkohë që ai njoftoi se, në fund të këtij sezoni, do t’i varë në gozhdë këpucët e futbollit, ka pasur mundësinë që dhomën e zhveshjes ta ndajë me shumë emra të mëdhenj, por edhe të bashkëpunojë me strategë mjaft të njohur, si Xhovani Trapatoni, Marçelo Lipi, Cezare Prandeli…, por vetëm njëri është i veçantë për të dhe ai është Antonio Konte. Pirlo dhe Konte kanë qenë bashkë te Juventusi dhe të përfaqësuesja italiane, një periudhë, gjatë së cilës Antonio i ka lënë një përshtypje të pashlyeshme Mozartit të futbollit.
“Vëmendja që ai u kushton detajeve është e habitshme. Një nga video-seancat e tij 20 minutshe vlen sa tri ditë seancash stërvitore. Ai ëshë ndër më të mirët”, i tha Andrea Pirlo gazetës italiane “Gazeta Delo Sport”.
Sfidanti.al