Nuk është Milani rivali, por dy ish-ët, Ançeloti dhe Baloteli

Milani nuk vlen më të tregohet si ekipi anti-Juventus, por dy ish-milanistë, trajneri Ançeloti i Bajernit dhe sulmuesi i Nicës, Baloteli,  kanë marrë podin në Europë. Pas fitores së madhe me Napolin, “Zonja e Vjetër” komandon Serinë A me 27 pikë në 11 javë kampionati e larguar nga Roma 4 pikë.  Ritmi i fitoreve është rritur ndjeshëm sa kilometrazhi tregon 2,45 mesatarja për ndeshje.  Një shpejtësi e çmendur  që u nxit edhe falë humbjeve turperuese me Interin dhe Milanin.

Më mirë se Juventus në Europë është Bajerni i Karleto Ançelotit që fitoi 3-1 në ndeshjen transfertë me Augsburgun, ku shënuan Levandoski një dopietë dhe i përjetshmi Roben. Udhëtmi i bavarezëve  në Bundesligë është një diktaturë e njohur dhe dy fitoret me radhë nuk habitin kërkënd pas minikrizës që shfaqi.  Por ajo që quhet përrallë në futboll është Nica në kampionatin francez, ekipi i treguar si klubi i fundit i ëkatit për Mario Balotelin. Sa të pazot në parashikimin e ngjarjeve? Baloteli është një tjetër futbollist dhe nuk ndalet as nga kundershtari e as nga kritika.  Edhe pas fitores 4-1 meNantën, diferenca me Monakon dhe Paris SG është 6 pikë. 5 fitore me radhë  dhe 29 pikë në klasifikim ka bërë të reflektojnë edhe bastexhinjtë që nga kuota 100 që ishte mundësia për të fituar titullin, ka shkuar në kuotën 7.00. Kurse në Itali,për suksesin e gjashtë të Juventusit, askush nuk do të hidhte edhe një monedhë.