Interi, pas “varrimit të lojës”.. vdekja e babait të presidentit Tohir

Nuk mjafton momenti i zi i Interit që ka pushtuar faqet e gazetave me spektaklin e saj jashtë fushe.  Në momentin që në shtëpinë intersite pyesin me zemër në dorë se si do të dalin nga kriza, edhe një lajm tjetër e largon buzëqeshjen nga klubi. Është ndarë nga jeta babai i presidentit Tohir, Tedi Tohir pas një sëmundje të gjatë.  Kjo ka qënë arsyeja që bosi indonezian kishte munguar në mbledhjen urgjente të ortakëve më 28 tetor.

Një lajm i keq për klubin në një moment  udhëkryqi për Interin lidhur me largimin e trajnerit De Bur. Duket sikur do të ketë një përmbysje të shumëpritur kur holandezi të ketë marrë valixhet nga Milano, por nuk janë të pakët ata që besojnë se nuk është vetëm stoli plaga e ekipit.