Interi, sikurse duket, bëri një gabim të madh gjatë verës, pasi atij i ofruan 50 milionë euro për Ivan Perishiçin, por nuk e shiti atë, kurse tani ky futbollist kroat po luan dobët, ndërkohë që trajneri Spaleti nuk ka alternativë tjetër. Në këtë klub thonë se performanca e këtij lojtari le shumë për të dëshiruar dhe, nëse ai nuk do të përfshihet në formacion, çmimi i tij do të vazhdojë të bjerë. Sidoqoftë, ka mundësi që ky futbollist 29-vjeçar gjatë verës së ardhshme të transferohet në Premier Ligë, duke qenë se edhe ai vetë ka shprehur dëshirën që të luajë në Angli. Por, sidoqoftë, tani vështirë se ka ndonjë klub që do të dojë të paguajë për të 50 milionë euro.
Perishiçi gjatë këtij sezoni ka luajtur me Interin në 17 ndeshje dhe ka shënuar vetëm dy gola në të gjithë konkurrimet.
Sfidanti.al