Mund të jetë i dëmtuar dhe të mungojë 6 muaj në fushë. Mund të ketë dëmtuar shumë skuadrën me mospraninë e tij për më shumë se gjysmë sezoni, por një kapiten duhet të gjejë mënyra të tjera për të qenë i tillë. Xhorxho Kielini ka vendosur, në dakordësi me stafin teknik dhe drejtuesit, që të ulet në stolin e Juventusit, në mënyrë që futbollistët e tjerë të ndjejnë praninë e kapitenit.
Mbrojtësi 35-vjeçar i qendrës e bëri një gjë të tillë në ndeshjen e Juves ndaj Napolit, fituar 4-3, duke qenë në krah të trajnerëve dhe lojtarëve rezervë në stadiumin “Alianc” të Torinos. Ai përfundoi me sukses operacionin në Insbruk të Austrisë pas dëmtimit të ligamenteve në stërvitje, dhe tani do të jetë “një kapiten i dëmtuar pranë ekipit”. Natyrisht, kjo do të ndikojë pozitivisht tek bardhezinjtë, por edhe tek vetë Kielini, që të jetë në formën e duhur kur të kthehet në fushë për kampionët e Italisë.
Sfidanti.al