Deni Drinkuotër përjetoi momentet terrori në dalje të klubit Chinaëhite të Mancesterit; mesfushori i Celsit që është dhënë me huazim te Bërnli dhe që në 2016 u bë kampion i Anglisë me Leister, është rrahur keq nga 6 persona të cilët i shkaktuan lëndime në fytyrë e probleme në kavilje me këta të fundit që u dëgjuan të thërrisnin: Thyejani këmbët
Tabloidi ‘The Sun’ publikoi fotot e futbollistit të plagosur dhe mori dëshminë e tij. Mesa duket Drinkuoter, në gjendje të dehur tentoi të flirtojë me të dashurën e nje futbollisti tjetër të pranishëm në lokal, jugafrinakit Kgsoi Nthle që është mbrojtës i Skantorp Junajtid
Në këtë pikë, debati degjeneroi dhe Drinkuoter u nxor jashtë klubit dhe aty pësoi agresionin ku Nthle nuk mori pjesë. ‘Kishte gjak gjithandej-thotë një dëshmitar për The Sun-e dinin që ai ishte një yll i Premier League dhe e sulmuan qëllimish në kavilje që ta dëmtonin’.
sfidanti.al