Nga Dibala te Manxhukic; Juventus pergatit revolucionin, mendon per Milinkovic-Savic

Juventus eshte ne pergatitjet per mbylljen e sezonit, ndersa drejtuesit r klubit bardhezi mendojne per ndryshimet ne skuader per sezonin e ardhshem. Sipas mediave italiane Zonja r Vjeter po pergatitet per nje revolucion dhe gjithçka do te nise nga Paulo Dibala loja e te cilit nuk ka qene konstante gjate ketij sezoni.

Argjentinasi pelqehet nga disa klube evropiane dhe ai nuk e sheh me sy te keq mundesine e kalimit te njeri prej tyre. Nga ana tjeter edhe vete drejtuesit e klubit torinez nuk i mohojne mundesite e nisjes se tratativave qe mund te behen vetem ne bazet te nje oferte prej te pakten prej 120 milione Eurosh.

Nje shifer kjo qe do t’i jape mundesine Juventusit qe te tentoje blerjen e lojtareve te rendesishem per ta vene perkrah Higuain. Po ke? Kavani eshte prane largimit nga PSG dhe ka nje vlere prej 60 milionr Euro nderkohe qe eshte edhe Grizman. Sulmuesi francez ka deklaruar se do ta lere Atletikon, por ai me shume gjasa do t’i bashkohet Barcelones.

Nderkaq te tjere emer qe mund te lene Torinon janr edhe Mario Manxhukic e Aleks Sandro me Juventusin qe mund te siguroje 200 milione Euro nese keto teori behen realitet. Nje shifer kjo e shtyn akoma me shume Juventusin pernte tentuar blerjen e 2 objektivave kryesore; Emre Xhan dhe Milinkovic-Savic. Per kete te fundit pritet qe ne javet e ardhshme drejtuesit e Juventusit te zhvillojne nje takim me presidentin e Lazios, Lotito.

Por kampionet e Italise nuk harrojne te mendojne as per mbrojtjen. Kanselo eshte nje emer qe po permendet shpesh edhe pse per momentin duket se per bardhezinjte do te jete e veshtire per te arritur te ai. Nderkohe Kaldara e Spinacola do te freskojne skuadren, ndersa persa i perket zevendesuesit te Bufonit, si kandidat shihet Marketi.

Sfidanti.al