Nëse Milani mund Xhenovën … një natë në komandë të Serisë A

 

Milani i Montelës ka marrë gjithë përkëdhelitë e mundshme në Itali, gjë që ndodh kur shikojnë Juventusin të shtrirë në tapet. Heronjtë e saj, Donarumo dhe Lokateli, “adolishentët e artë” të San Siros, janë ngritur aq shumë në qiell, sa trajnerit Montela lufton për t’i mbajtur me këmbë në tokë. Një ekip që doli papritur jashtë orbite. Se sa e vërtetë ka qënë  dorëzimi pa kushte Juventusit, këtë do ta shikojmë sot në mbrëmje kur Milani të jetë përballë Xhenovës në Marasi.

Nëse Milani entuziast, çudibërës në ndeshjen me Juventusin, fiton edhe kundër Xhenovës në fushën e saj dhe heronjtë do të luftojnë për të fituar përsëri, Milani, të paktën për një natë, do të jetë në krye të klasifikimit. Një përjetim i mrekullueshëm, për ata që kanë pritur me një durim spartan, për të parë “djajtë” në shtëpinë e tyre të hershme…në krye të klasifikimit.