Sanderson, ajo që vendos për Davide Santon

Quhet Kloe Sanderson, është 22 vjeç dhe thuhet se është një nga njerëzit me më shumë ndikim tek mbrojtësi i Interit, Davide Santon. Çifti është njohur në Angli, në kohën kur Santon luante në Premier League dhe tani janë pothuajse të pandarë. Në kohën kur ishte në tratativa me Interin dhe mbrojtësi e kishte refuzuar ofertën e parë, Sanderson u kthye në një personazh i faqeve të para në gazetat e ishullit për një deklaratë të saj: “U lodha shumë nga drejtuesit e Njukasëllit, të cilët më shtynin të ndikoj në prishjen e marrëveshjes së transferimit”, gjë që u hodh kategorikisht poshtë nga klubi anglez.