Francezi Paje ka çuditur edhe Maradonën, mbretin e xhonglimit me sende të ndryshme, kur është kapur duke bërë palexho me çamzakëzin, derisa, me një goditje mjeshtri e ka futur përsëri në gojë. Këto ditë xhonglimesh, edhe një shqiptar ka mrekulluar Bajernin e Mynihut me koifidencën e lartë me topin. Quhet Fabi Duro dhe “flet” me topin. Këto dy raste, sepse na kujtuan një xhonglim tjetër spektakolar. E ka realizuar një arbitër, tashmë është në pension, dhe në vend të topit ka telekomanduar ..bilbilin.
Historia e tij është unikale. Pas një loje me gabime në gjykim, e kishin goditur pas ndeshjes në fytyrë dhe në zemërim e sipër e kishte shkelmuar bilbilin me këmbën e djathtë sa e fluturoi në qiell. Nga kureshtja, ngriti kokën dhe..bilbili po binte sipër kokës. Hapi dorën dhe e zotëroi prapë. “ Ma dërgoi Zoti dhe çfarë të bëja sipas jush? Vazhdova prapë gjykimin..”