Prej tij priteshin golat prej kohësh, por ata nuk po vinin. Interi nuk ndihej mirë për shkak të bllokimit të Lautaro Martinezit, por ja që gjithçka përfundoi dhe shpresohet që të vazhdohet me ditët “e bardha”. Sulmuesi argjentinas shënoi 3 gola në fitoren 5-0 ndaj Salernitanës dhe mediat italiane i thurën lavde. “Laudoro, – titullon me lojë fjalësh “La Gazeta delo Sport”, – dhe Interi nis sërish marshimin. Zgjodhet Lautaro, shënon Xheko, kthehet Barela!” “Inter, rizgjim i Demit, – shkruan “Il Korriere delo Sport”, duke e pasur fjalën për Lautaron, – Inzagi kthehet në krye të renditjes!”
“Ishte e rëndësishme të ktheheshim tek fitorja, – tha argjentinasi, – po ashtu që të bënim gjërat mirë si skuadër. Jam shumë i lumtur që arrita të shënoj gol, ishte shumë e rëndësishme për mua dhe besoj se periudha e vështirë u la pas. Dua që të falenderoj shokët dhe trajnerin që patën gjithmonë besim tek unë. Duhet të vazhdojmë përpara në kampionat, në Champions, në Kupën e Italisë, në gjithçka”.
Sfidanti.al