Napoli nuk shpëtoi as me fjalimin motivues të Maradonës

Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona, që dikur ka luajtur me Napolin, para fillimit të ndeshjes me Realin e Madridit, zbriti në dhomën e zhveshjes së lojtarëve napolitanë dhe mbajti një fjalim motivues. Trajneri Mauricio Sari i shprehu dëshirën Diegitos që kishte ardhur në Mardid me ftesë të klubit të Napolit, që ai t’u mbante një fjalë motivuese lojtarëve të vet. Maradona u përgjigj pozitivisht dhe, para ndeshjes, u tha lojtarëve napolitanë plot fjalë, me qëllim që t’i motivonte ata, por, sikurse u pa, ato (fjalët) nuk e ndihmuan dot Napolin që u mund 3-1 në “Santiago Bernabe”, për më keq akoma, humbi edhe besimin e presidentit De Laurentis.

Sfidanti.al