Miti ka qenë i tillë që “racat ariane” europiane nuk mund ta ulnin veten për të shkuar “kollovarë” në vendet e “racave më të ulëta”. Për disa shekuj kontinenti i mbiquajtur “I vjetër” është ndier superior ndaj të tjerëve, duke krijuar edhe shumë legjenda dhe paragjykime. Veçse, kjo lloj vetësigurie sikur tronditet kur një nga gjyqtarët më të mirë të futbollit, anglezi Mark Klatenburg, braktisi kampionatin më të famshëm dhe të më shikuar të botës, Premier Ligën e Anglisë, për të shkuar në … Arabinë Saudite.
Arsyeja që e bëri këtë? Cila tjetër përveç parave, duke vërtetuar shprehjen e vjetër se “paratë nuk kanë atdhe”. Klatenburg e prishi kontratën me Premier Ligën, ndërsa do të bëhet kreu i ri i arbitrave në shtetin saudit. Gjyqtari nuk tha se po largohej për arsye financiare, por sepse nuk ishte ndjerë i respektuar (?!!) nga shoqata e arbitrave në Angli dhe kreu i saj, Majk Rajli (Riley). Klatenburg, 41-vjeçar, gjykoi finalen e Superkupës së Europës ë 2014, finalen e Kupës së Anglisë, finalen e Ligës së Kampionëve dhe finalen e Kampionatit Europian në 2016.
Sfidanti.al