Euzheni “Zheni” Bushar, tenistja e mrekullueshme kanadeze, doli edhe një vajzë me karakter që nuk ka frikë të mbajë premtimet. Më shumë se 1.2 milionë ndjekësit e saj në Instagram parën rast të shikonin foto të tjera të veçanta të së pëlqyerës së tyre, pasi ajo doli në një takim me një tifoz të Nju Inglënd Patriotsit, fituesit të finales së Superboulit në futbollin amerikan.
Zheni kishte vënë bast se Patriotsi nuk do të fitonte, ndërsa tifozi kishte vënë bast të kundërtën dhe Nju Inglënd fitoi krejt papritmas, me përmbysjen më të madhe në histori. Premtimi i 22-vjeçares bukuroshe të tenisit ishte një takim dhe një mbrëmje së bashku me djalin fatlum, studentin Xhon Gërke. Premtimi u mbajt dhe çifti shkoi së bashku për të ndjekur ndeshjen e basketbollit në NBA, mes Bruklin Netsit dhe Miluoki Baksit. Tenistja postoi foto dhe një video të takimit mes tyre, ndërsa Xhoni tha se kishte qenë takimi më i bukur që kishte pasur ndonjëherë.
Sfidanti.al