Edhe një teknik që mbiquhet “prifti” nuk mund ta ruajë edukatën kur i vjen në majë të hundës. Është tepër i lumtur Luçiano Spaleti me Napolin e tij, me të cilin ka mundësi të bëjë atë që nuk e bëri dot me Romën apo Interin, dhe që e arriti vetëm në Rusi me Zenitin e Shën Peterburgut, ku doli kampion. Napoli është në krye të Serisë A pas fitores 2-1 në fushën e Lacios, ku Tomas Strakosha ishte titullar, dhe Elsied Hysaj hyri në fushë në 72’. Italianët e Jugut patën epërsi pas pushimit, edhe pse lacialët e trajnerit Sarri luajtën më mirë në pjesën e parë. Lorenco Insinje shënoi në 62’, Pedro barazoi në 88’, ndërsa Fabian Ruiz shënoi në sekondat e fundit, në minutën e 94-ët (në foto, bashkë me Hysajn). Një fitore “e rëndë” dhe Napoli ka tani 57 pikë, po aq sa Milani, por golaverazh më të mirë. Interi mbetet në 55 me një ndeshje më pak. “I keni çarë … kësaj skuadre, – bërtiti Spaleti më pas, – e shikoni që kemi karakter”.
Sfidanti.al